‘Halli i madh’ i mediave të Veliajt

‘Halli i madh’ i mediave të Veliajt

19:51, 14/08/2024
A+ Aa A-

Mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, por edhe ata që vazhdojnë të paguhen nga Bashkia e Tiranës, nga drejtorë të ndryshëm ende në detyrë, kanë publikuar ditën e sotme lajme për pushimet e Belind Këlliçit.

Ata kanë pasur hall se ku po i bënte pushimet Belind Këlliçi dhe në çfarë skafi kishte hipur.

Në fakt, në jug shumë persona mund të hipin në skaf dhe të bëjnë shëtitje për 15 apo 20 euro.

Sidoqoftë, Këlliçi është qytetar i lirë, politikan, ka qenë për gati dy vite deputet, kaq i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë.

Dy vjet punë si deputet i ka bërë si i zgjedhur dhe vazhdon ta bëjë edhe sot detyrën e politikanit, edhe kur nuk është i zgjedhur, edhe kur ka dhënë dorëheqjen, zbuloi afera dhe skandale, siç ishte rasti i “5D”-së. 

Këlliçi nuk ka ndalur denoncimet për inceneratorët apo për pronarët e korruptuar të mediave, që i servilosen pushtetit dhe ka plot të drejtën e Zotit të shkojë me pushime si një qytetar i lirë me miq, me shokë dhe me familjarë.

Nga ana tjetër, përballë tij qëndron kasta e shushunjave mediatike të korrupsionit dhe zdromsi i Tiranës, siç vetëquhet Erion Veliaj, i cili në 10 vite në detyrë është paguar rreth 250 milionë lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Këto janë pagesat që janë dhënë me bankë, se janë edhe ato që kanë marrë drejtorët hajdutë të “5D”-së, rreth 300 milionë euro tendera, janë edhe rreth 60 milionë euro të tjera që biznesi ka paguar për dherat e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Për mediat e pushtetit kanë më shumë interes pushimet e Këlliçit, sesa fakti që 60 milionë euro janë paguar për dherat, rreth 250 milionë lekë ka marrë Veliaj si pagë apo ndoshta edhe më shumë dhe 30 milionë euro janë “gllabëruar” nga drejtorët hajdutë të Lalit.

Për mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, hall i madh nuk janë këto dhjetëra miliona euro dhe qindra miliona lekë, por pagesa e një shëtitje me skaf në jug, me lekët e xhepit, kur ato të tjerat janë lekët e shqiptarëve./ CNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco