Miza nën kësulë për rilindasin e tij/ Ramën nuk e ze rehati, reagon sërish për vrasjen 42 vjeçarit në Pogradec dhe sulmon...

Miza nën kësulë për rilindasin e tij/ Ramën nuk e ze rehati, reagon sërish për vrasjen 42 vjeçarit në Pogradec dhe sulmon...

19:50, 14/08/2024
A+ Aa A-

Kur kapet me të dyja duart duke vjedhur apo duke mbuluar një krim, Edi Rama, e ka si veti që lëshon një breshëri reagimesh ku fillon e sulmon këdo që mendon, provon apo ngre dyshime se pushteti tij është i paudhë e kriminal.

Këtë gja ka bërë edhe sot për rastin e vrasjes së babait të dy fëmijëve të mitur në Pogradec disa ditë më parë.

Vetë fakti që për këtë ngjarje po filet disa ditë pas ndodhjes së saj e tregon qartë se krimi makabër u tentua të mbulohet nga shteti.

Dhe tentativa për ta mbuluar doli në dritë vetëm falë mediave dhe dhimbjes së motrës së të ndjerit, pasi të ishte për policinë e Ramës dhe për drejtësinë e re autori i krimit sot do të ishte me një akuzë qesharake mbi shpine, atë të vrasjes nga pakujdesia.

Pasi mbrojti gjatë ditës policinë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur në Pogradec pasditen e së shtunës, ku humbi jetën si pasojë e dhunës 42-vjeçari, Eglantin Proga.

Ngjarja e rëndë ka prodhuar reagime të shumta ndërsa janë hedhur dyshime për fshehjen, manipulimin dhe deri në marrjen në mbrojtje të autorit të dyshuar të ngjarjes, Denis Meçe, për shkak të lidhjeje të tij politike me partinë e tij, Rilindjen.

Por Kryeministri e konsideron atë që ndodhi si një maskaradë dhe një çorbë të gatuar kundër policisë dhe urgjencës.

Reagimi:

“Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media”, shkruan Rama.

Fakti që Rama nuk pushon se reaguari për ngjarjen, tregon se miza qëndron nën kësulën e tij dhe të pushtetit të tij dhe kërkon ta zhbëjë e relativizojë derisa të harrohet siç ka ndodhur edhe me ngjarje të tjera më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco