Tomorri: Aq demokratike është policia e shtetit, saqë çdo bandë ka përfaqësuesin e vet

Tomorri: Aq demokratike është policia e shtetit, saqë çdo bandë ka përfaqësuesin e vet

19:13, 14/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri me një reagim në Facebook ka ironizuar drejtorin e përgjithshëm të policise, i cili  deklaroi se do të hapë hetim ndaj gazetarëve për përbaltje të policisë.

Sipas Tomorrit, aq demokratike është policia e shtetit, saqë çdo bandë ka përfaqësuesin e vet.

POSTIMI I PLOTË

Drejtori i përgjithshëm i policisë, të cilit ia emëron krimi i organizuar të gjithë shefat e komisariateve, deklaroi se do të hapë hetim ndaj gazetarëve për përbaltje të policisë. Kryeministri, gjysma e deputetëve të të cilit dalin në përgjimet e SKY ECC duke bërë plane si të vrasin njëri-tjetrin, i bëri thirrje mediave të përgjegjshme që të mos lejojnë dezinformimin e mediave të papërgjegjshme.

Po jo mor zotërinj, si na e bën dora ne të themi ndonjë llaf të keq për policinë? Sot për sot policia e shtetit është institucioni më pluralist dhe demokratik në vend. Aq demokratik, saqë çdo bandë ka përfaqësuesin e vet. Kur njëra bandë merr shefin e komisariatit, banda kundërshtare merr zëvendësdrejtorin. Ne mund të bëjmë kritika ndaj qeverisë, që nuk është demokratike, por për Policinë nuk themi dot as gjysmë llafi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco