Atentati ndaj prokurorit pas sulmit të Ramës në Parlament dhe gënjeshtra e Rrumbullakut për ekstradimin e autorëve nga Dubai

Atentati ndaj prokurorit pas sulmit të Ramës në Parlament dhe gënjeshtra e Rrumbullakut për ekstradimin e autorëve nga Dubai

19:12, 14/08/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, pasi konsumoi gënjeshtrën e arrestimit të vrasësit të babait të dy fëmijëve në Pogradec në kohë rekord, gjë të cilën po raporti i policisë që drejton thoshte se u dorëzua vetë pasi kishte fjetur disa orë në makinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lëshoi një tjetër gënjeshtër kur bëri të ditur se shtetasit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj janë ekstraduar nga Dubai falë punës së Policisë dhe SPAK.

“Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacioneve e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj”, tha Rrumbullaku, gjatë një konference për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas Rrumbullakut, ky bashkëpunim është kontribut i djersës, mundit dhe përkushtimit të djemve dhe vajzave të strukturave në nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, dhe në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara.

Por teksa Policia e Shtetit pretendon se arrestimi i Dervishajt dhe Meçes ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit me autoritetet e Dubait, arsyet reale duket se janë të tjera. Syri Televizion ka mësuar përmes burimeve jo zyrtare se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe janë deportuar nga autoritetet e Dubait për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë Publike’ gjatë një ndeshje boksi të zhvilluar 5 ditë më parë që ishte organizuar nga Kristian Boçi.

Por deklaratën e Muhamet Rrumbullakut se ardhja e tyre në Shqipëri ka ardhur pas bashkëpunimit me autoritetet e Dubait rrëzohet dhe nga avokati i Julian Meçes, Aleksandër Nrejaj në një reagim për Syri Televizion. Ai thotë se klienti i atij ka ardhur vullnetarisht në Shqipëri. Sipas Ndrejajt, Meçe ka ardhur të përballet me akuzat të cilat janë të pabaza:

 ‘Ka mbërritur i pashoqëruar në Rinas. Është fakt i provueshëm lehtësisht. Ka patur një ndalesë në Turqi ku ka kontaktuar edhe të afërmit e tij rreth vendimit që kishte marrë për të ardhur në Shqipëri. I vetëdijshëm se do të ndalohej në Rinas sapo të mbërrinte, Meçaj ka dorëzuar pasaportën e tij ku i është bindur urdhërit të shoqërimit. Meçaj ka ardhur të përballet me akuzat të cilat janë të pabaza dhe të pa provuara. Ai nuk është përfshirë në veprat penale për të cilat e akuzon SPAK dhe do t’i kundërshtojë në të gjitha hallkat e drejtësisë’

Por dita e ardhjes në Shqipëri të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçës ka përkuar dhe me një vendim të Gjykatës së Madridit, që ka dhënë vendim për ekstradimin e Lulzim Berishës, kunatit të Plarent Dervishajt. Megjithatë për kreun e bandës së Durrësit do të duhet dhe pak kohë pasi do të ndjekë dhe shkallë të tjera në drejtësinë spanjolle për të marrë konfirmimin për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Historia e Dervishajt dhe Meçes, anëtarëve të bandës së Durrësit dhe akuza që rëndon mbit ta.

Në vitin 2019, Edi Rama nisi një ofensivë sulmesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të vendit, nën preteksin se duhej pastruar sistemi i drejtësisë nga të korruptuarit.

Rama fliste nga foltorja e Parlamentit dhe kudo ku mundej me siguri të plotë për prokurorë që nuk do mund të kalonin vettingun, pasi ai e dinte mirë. Dhe për këtë Rama kishte të drejtë, nga çfarë ka rezultuar më pas është e qartë se vetting ishte një shpatë demokleu në duart e tij dhe çdo prokuror që u sulmua nga ai jo vetëm që nuk kaloi vettingun, por për pak kaluan edhe në botën tjetër.

I tillë ishte rasti i prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, të cilin Rama e përmendi disa herë në fjalimet e tij. Rama thoshte në fjalimet e tij se prokurori i Durrësit (nënkuptonte Arjan Ndojin) nuk do ta kalojë vettingun, siç mund ta dëgjoni edhe në videon më poshtë.

Gjatë kohës që Rama nisi sulmet ndaj prokurorit të Durrësit dhe e kërcënoi hapur se nuk do kalontë vettingun, anëtarët e bandës së Durrësit duket se i morën fjalët e kryeministrit si leje për të larë edhe ata hesapet e tyre me Ndojin.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  dhe me një ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Një ngjarje që u zbulua nga agjencitë e huaja në telefonat SKY-ECC dhe jo nga drejtësia shqiptare.

 Prokuroria e Posaçme, mundi të zbardh atentatin ndaj prokurorit Ndoja pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishte përgatitur jo vetëm atentati ndaj prokurorit, por edhe disa vrasje të tjera. Kujtojmë se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq  9 persona si anëtarë të një grupi të kriminal që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, i cili në atë kohë kishte postin e prokurorit në Prokurorinë e Durrësit. Përveç Redjan Rrajës që është dënuar me burg për jetë dhe Arjol Halilaj i dënuar me 35 vite burg, SPAK dërgoi për gjykim 9 persona, mes tyre porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialit Rrahman Rraja. Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj po ashtu i kanë shpëtuar një atentati më 20 qershor 2019 në Durrës.

Kështu që Rrumbullaku i Ramës sot koferencën për shtyp pasi rreshtoi njëra pas tjetrës gënjeshtrat, kërcënoi gazetarët se do i ndjekë penalisht sepse kanë hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco