Teliti: Tallje qeveritare me indeksime pensionesh në tetor! Pse qeveria nuk miraton minimumin jetik?

Teliti: Tallje qeveritare me indeksime pensionesh në tetor! Pse qeveria nuk miraton minimumin jetik?

18:06, 14/08/2024
A+ Aa A-

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, denoncon mashtrimin me "lugën bosh" që qeveria Rama planifikon në tetor për pensionistët shqiptarë.

Teliti shprehet se zgjidhja nuk është indeksimi, por qeveria duhet të miratojë propozimin e PD-së mbi minimumin jetik dorëzuar në Parlament që prej 14 muajsh.

POSTIMI I PLOTË:

Tallje qeveritare me indeksime pensionesh në tetor! Pse qeveria nuk miraton minimumin jetik?
Zgjedhjet po afrohen dhe për aspak cudi qeveria po mendon mbi skemat për të gënjyer me "lugën bosh" pensionistët shqiptarë.
Pasi gllabëruan miliarda euro në 11 vite me taksa të rritura, me tendera të porositura e pa garë, me koncesione e PPP klienteliste dhe korruptive, me rrugë të florinjta e me lukse të pakufijshme, pasi harruan prej 11 vitesh pensionistët të cilët kanë parë vetëm thellim në gropën e varfërisë, qeveria ka filluar të premtojë përsëri "jo rritje reale" por vetëm indeksim pensionesh në tetor.
Vetëm indeksim premton qeveria, apo e thënë ndryshe: "në varfëri të thellë e të uritur janë sot pensionistët e njësoj do të jenë edhe në tetor pas indeksimit. Në pamundësi për të blerë ilacet e duhura dhe cilësore janë sot pensionistët dhe po njësoj do jenë edhe pas indeksimit".
A ka vullnet qeveria Rama të ndihmojë realisht pensionistët (siç bën me miqtë dhe ortakët e oborrit)?                                                                                                               A ka vullnet qeveritar për ti nxjerrë pensionistët nga varfëria e thellë që ata po pērjetojnë?
ZGJIDHJA nuk është indeksimi, por qeveria të miratojë propozimin e PD-së mbi minimumin jetik dorëzuar në Parlament që prej 14 muajsh, duke i thënë njëherë e përgjithmonë "STOP SKAMJES, STOP VARFËRISË, STOP BRAKTISJES"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco