Muçollari: Ministri i Mbrojtjes ka qenë drejtor i Portit kur janë ngarkuar mbi 100-ton mbetje toksike në Durrës

17:48, 14/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv me moderatorin, Edvin Parruca, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, foli rreth skandalit të ngarkesave toksike të anijeve që janë nisur për në Tailandë.

Muçollari theksoi se mosbërja transparencë dhe mosreagimi i qeverisë shqiptare tregon se pas këtij skandali ka diçka mbrapa.

“Publikimi i këtij skandali ka dalë nga mediat e huaja. Raportimi i mediave të huaja hedh dyshime se kjo ngarkesë është me mbëtje toksike. Në nuk dimë akoma nga kanë ardhur këto mbetje dhe i kemi disa pyetje qeverisë.

Pse qeveria nuk reagon? Nga kanë ardhur këto mbetje? Ku janë prodhuar? Pse nuk reagojnë doganat?

Aq më tepër që dyshohet se mbi 100-ton janë ngarkuar në Portin e Durrësit, drejtues i portit në atë koha ka qenë Pirro Vëngu, i cili sot është ministër i Mbrojtjes, duhet të kujdesët për sigurinë e shtetit tonë.

Të gjitha institucioneve të vendeve ku ka kaluar anija kanë reaguar, vetëm qeveria shqiptare nuk ka reaguar, ne vendin e së cilës janë ngarkuar këto mbetje. Qeveria po merr kohë pasi nuk di si të reagojë”,- u shpreh Muçollari.

Më tej ai foli edhe për krimin e ndodhur në Pogradec ku u vra brutalisht babai i dy fëmijëve nga një person me lidhje me pushtetin e Rilindjes.

 Muçollari theksoi se ky është një krim makabër ndaj një njeriu të pafajshëm dhe një familjari që punon ndershëm për fëmijët e tij. Institucionet shtetërorë po mundohen të heqin fajin nga supet e tyre dhe aq më shumë prokuroria që e cilëson si “vrasje nga pakujdesia” është një skandal më vete, - tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco