Petrit Vasili: Këtë polici nuk e beson kush, përveç krimit, trafikantëve dhe...

Petrit Vasili: Këtë polici nuk e beson kush, përveç krimit, trafikantëve dhe...

16:59, 14/08/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili
Kete polici nuk e beson kush, perveç krimit, trafikanteve dhe...
Edi Rames!
Edhe per vrasjen e fundit te Egli Proges si gjithmone i njejti qendrim i inkriminuar i policise, qe tentoi te relativizonte krimin dhe te rendonte viktimen.
Sapo ishte arrestua vrasësi Denis Meçe dhe policia u shpreh me këtë fjali:
"Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar."
Mbi te njejten polici (pu)shteti rendojne ne vijimesi veprime qe mbulojne krimet edhe ne paraburgimet e saj.
Vdekje shumë të rënda qe kanë ndodhur edhe në paraburgimet e policisë.
Vdekje të cilat janë kaluar në heshtje, pa hetim rrënjësor dhe pa marrje përgjegjësie të shkaktarëve dhe perkundrazi jane graduar e ngritur ne pergjegjesi.
Asnjë shkak bindës nuk është paraqitur në publik megjithëse bëhet fjalë për vdekje shumë të rënda të të rinjve në lulen e moshës së tyre.
Po ju risjell ne kujtese vetëm disa raste:

I riu 27 vjeçar Jani Rustemi humbi jetën në spital pasi ishte burgosur në paraburgimin e policisë së Tiranës l.

Lear Kurti 32 vjeç humbi jetën në paraburgimin e policisë së Tiranës.

Igli Stameta vetëm 32 vjeç sërish humbi jetën në paraburgimin e Kavajës për vetvarje sipas versionit zyrtar.

Klodian Rasha 25 vjeç humbi jetën sepse policia e Tiranës e goditi në mënyrë të paligjshme.

Enea Ftoi vetëm 25 vjeç humbi jetën në paraburgimin e Korçës pak vite më parë.

Shumë herë janë raportuar trajtime tepër të rënda në paraburgime dhe grumbullime të dhjetra të ndaluarve në ambiente shumë të ngushta edhe në kohë pandemie.
Koha e alibive ka marrë fund.
Te mbulosh veprimet e paligjshme te policise eshte kriminale.
Këto qëndrime shtojnë vetëm urrejtjen dhe mosbesimin e qytetarëve te policia ndërkohë që duhet të jetë e kundërta.
Qeveria sigurisht që nuk flet asnjë fjalë dhe nuk shqetësohet që njerëzit vdesin në komisariate sepse është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit.
Drejtësia është përpara përgjegjësive shumë të mëdha.
Është kriminale që prokuroria nuk eshte ne balle te goditjes se veprimeve kriminale por vetem garanton alibi per krimet dhe kriminelet
Prokurore bëni hetim me rrënjë dhe nxirrni përgjegjësit nuk kalohen ngjarjet tragjike me komunikatat politike te nje policie te pushtetit dhe jo te shtetit apo edhe me dosje të manipuluara për të fshehur të vërtetën.
Prokurorë mjaft më, boll e nxitët konfliktin dhe polarizuat situatën me mosveprimet tuaja dhe moszbatimin e ligjit duke punuar për të krijuar alibi e jo për të nxjerrë përgjegjësi.
Kete polici nuk e beson kush veç krimit dhe trafikanteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco