VIDEO/ Çollaku: Vasalitet i policisë së shtetit për të shkuar në harmoni me qëndrimin e kryeministrit

16:55, 14/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Ora 16' me gazetar Edvin Parerucën në SYRI TV, ishte gazetari Basir Çollaku, i cili ka komentuar deklaratën e drejtorit të përgjithshëm të policisë, zotit Rrumbullaku, e cila sipas gazetarit ka mospërputhje. 

Çollaku u shpreh gjithashtu se kemi të bëjmë me një vasalitet të policisë së shtetit për të shkuar në harmoni me qëndrimin e kryeministrit.

'Mospërputhja në deklarime e drejtorit të përgjithshëm të policisë, zotit Rrumbullaku bie në traditën e keqe të viteve të fundit siç është rasti i Klodian Rashës, siç është rasti i Elbasanit të 2021, pra ngjarja e 21 Prillit të 2021 në Elbasan, ku drejtori i përgjithshëm në atë kohë dhe prokurori i transferuar më pas në SPAK, ose i shpërblyer jo i transferuar, thanë të pavërteta publikisht. Edhe në deklarimin e sotëm kishte mospërputhje në atë çka thoshte drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Ky ngut për të thënë gjërat për të cilat nuk i ka provat për ta mbështetur deklarimet aktuale lë për të dëshiruar një lloj vasaliteti të policisë së shtetit për të shkuar në harmoni me qëndrimin e kryeministrit.

Mua më duket se 3 njofimet i ka shkruar Edi Rama por i kanë lexuar persona të ndryshëm. Leksiku që qarkullon në tekstet e tyre e indentifikon lehtësisht autorin.' - u shpreh më tej Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco