Kur demokracia rrëshqet në mobokraci!

Kur demokracia rrëshqet në mobokraci!

16:32, 14/08/2024
A+ Aa A-

Nga Erges Eskiu 


Ngjarja makabre në Pogradec, ku vrasja u bë në mes të qytetit, ditën për diell, me dëshmitarë përfshirë edhe një efektiv policie dhe drejtuesit e policisë thonë se ngjarja ka ndodhur natën dhe viktima është vetëdëmtuar, ku prokuroria me pas e ngre akuzën për vrasje nga pakujdesia dhe gjobvënësi vrasës rrezikon të denohet vetëm me gjob, dëshmon se jemi në mobokraci.
Pra demokracia përfundon në mobokraci kur bien mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushtetit.
Edi Rama asgjësoi median e lirë, asgjësoi sistemin e drejtësisë, asgjësoi llogaridhënien në parlament, vendosi një president kukull, tentoi të shkatërrojë opozitën duke marrë peng ish-kryetarin e saj dhe duke u hapur procese gjyqsore politike drejtuesve të partive kryesore opozitare me kulmim arrestimin e liderit të opozitës pa prova e pa akuzë. Ai kështu ka zhbërë shtetin, për të mbërritur në mobokraci.
Mobokracia është sundimi i turmës. Është drejtimi i një autokrati i cili i drejtohet instikteve të turmës pasi ai vetëdrejtohet nga instiktet më të këqija të turmës.
Në këto ditë më është kujtuar hapja e depove nga ish-presidenti Sali Berisha gjatë revolucionit komunist të 1997-ës, që populli të vetëmbrohej. Turma po merrte kontrollin e shtetit dhe vendimi i presidentit për hapjen e depove ishte vendimi më i drejtë për kohën që populli të armatosej e të vetëmbrohej prej turmës, të mbronte familjet dhe pasurinë e tyre prej kriminelëve, që morrën pushtetin dhe më pas filluan të merrnin peng vajzat shqiptare për t’i çuar prostituta në Itali, ndalonin makinat rrugës dhe merrnin peng njerëzit, u grabisnin para e sende personale, u vendosnin gjoba bisneseve të ndershme. Shteti ishte nën pushtetin e bandave dhe banditët bënin ligjin ndaj ai vendim i qeverisë Berisha bëri që njerëzit të armatoseshin e të mbronin veten e tyre, pasurinë, fëmijët.
Sot miq, kur shikoni dhunën barbare ndaj vellezërve në Fushë Krujë me shkopa bejsbolli gati të vdekur, vrasjen e Klodian Rashës nga policia, vrasjen e Armando Meshaut në Vlorë, vrasjen e Egli Progës në Pogradec, dhunim barbar të avokatit Sokol Mengjësi, dhunimin e doktorit në Berat gjatë pandemisë nga Drejtori i Policisë Degës, dhunimin e të rinjve në protestën e Thumanës, të cilët me pas donin t’i mbyllnin në bagazhin e makinës tyrë nga shefi i Policisë Rrugore, kur shikoni se si kryeministri grabit pronat në Gjipe gjithë Shqipërinë, që grabit miliardat e eurove në tendera publike, ju kuptoni dhe duhet t’i thoni vetes :- o bashkohemi me opoziten dhe e përmbysim mobokracinë ose lejojmë në heshtje të na vrasin, të na ç’nderojnë të na grabisin gjithë pasurinë e të ikim nga shtëpiat tona për të jetuar si të huaj në dhe të huaj.
Të ngrihemi, jemi shumë dhe mundemi ta rrëzojmë autokratin dhe mobokracinë.
Nuk ka forcë më të madhe në botë se forca e një populli të revoltuar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco