Si gënjeu Rama për arrestimin e autorit të vrasjes në Pogradec

Si gënjeu Rama për arrestimin e autorit të vrasjes në Pogradec

15:41, 14/08/2024
A+ Aa A-

Vrasja e babait të dy fëmijëve në Pogradec është një ngjarje që ka zgjuar një zemërim të gjerë në publik ,për mënyrën se si e kanë trajtuar organet e shtetit ngjarjen, duke tentuar ta fshehin, si dhe organi i akuzës ky ku i fundit ka lehtësuar akuzën për vrasësin.

Edhe vetë kryeministri Edi Rama, pasi nxori Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kreun e Urgjencës Kombëtare të mohojnë fshejheje e ngjarjes, ka lëshuar edhe vetë një gënjeshtër të paskrupull duke mbështetur deklaratat që që vetë i kishte vënë në gojë Rrumbullakut.

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka publikuar në faqen e tij të Facebook dy lajme të raportuara nga TCH për ngjarjene e rëndë.

Pollo ka bashkëngjitur deklaratën e Ramës, i cili tha se, “Në fakt të gjitha provat tregojnë se Policia e arrestoi autorin në kohë rekord për “vrasje me dashje” dhe se urgjenca shkoi në vendngjarje për 7 minuta.

Por po sipas raportimit të TCH për ngjarjen, që i referohet proces-verbalit të policisë, kjo e fundit jo vetëm që nuk e arrestoi autorin në kohë rekord, por ai ishte vetëdorëzuar në polici dhe kishte deklaruar se e kishte zënë gjumi në makinë pasi ishte i dehur ndaj edhe telefonin e kishte patur të fikur.

Postimi i plotë i Pollos:

Edi Rama: Autori i krimit u arrestua në kohë rekord.

Proces-verbali i Policisë në Pogradec: Autori i krimit u paraqit vetë mbas disa orësh duke pretenduar se e kish zënë gjumi në makinë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco