VIDEO/ 'Vrasja me dashje që tronditi vendin'/ Çela: Qyteti i Pogradecit është i qetë, por e vetmja bandë është Rilindja

15:38, 14/08/2024
A+ Aa A-

E gjithë kupola e shtetit u angazhuar për të hequr përgjegjësitë nga vetja, për ngjarje tragjike të ndodhur në Pogradec, ku 42 vjecari, Egli Proga u vra barbarisht.

Genti Çela, Kryetari i PD Pogradec, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi këtë ngjarje që tronditi qytetin e Pogradecit, dhe jo vetëm.

Proga u shpreh se qyteti i Pogradecit është një qytet i qetë, ku ka vetëm një bandë, e cila egziston në çdo cep të Shqipërisë dhe ajo është Rilindja.

E sigurt është që vetëm reagimi qytetar do të mund të na shpëtonte.

Dhe, nëse vazhdojmë të qëndrojmë me këtë heshtje të mjerueshme dhe mungesë reagimi qytetar... askush nuk do të mbetet më në Shqipëri dhe në fakt nëse do vazhdojmë të jemi kaq të heshtur dhe të nënshtruar nuk do ketë më arsye as pse duhet të egzistojë shteti.

Kjo është çështja dhe ky është alarmi që bandat janë duke intimiduar, rrahur dhe vrarë  njerëz të pafajshëm, njerëz të thjeshtë, që punojnë me djersën e tyre dhe sigurojnë jetesën me vështirësi, përballë bandave në qeveri të cilat janë vazhdimisht të përkrahura.

Qyteti i Pogradecit është një qytet i qetë, ku ka vetëm një bandë, e cila egziston në çdo qytet të Shqipërisë dhe ajo është Rilindja, e cila jo vetëm të vjedh por edhe të vret, pastaj të vret sërish me vendimet absurde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco