Vrasja në Pogradec/ Meta: Hetime ndaj drejtuesve të policisë, gjyqtarëve që liruan bashkëpunëtorët e autorit

Vrasja në Pogradec/ Meta: Hetime ndaj drejtuesve të policisë, gjyqtarëve që liruan bashkëpunëtorët e autorit

14:56, 14/08/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ngjarjen në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga.

Meta u shpreh se duhet të kryhen hetime ndaj drejtuesve të policisë, pasi sipas tij kanë tentuar të manipulojnë ngjarjen.

Hetime, thotë kreun i PL-së, duhet të kryhen dhe ndaj gjyqtarëve që lanë të lirë tre bashkëpunëtorët e autorit të krimit.

 “Absolutisht, nuk bëhet fjala vetëm për dorëheqje. Duhen hetime ndaj drejtuesve të policisë të cilëve kanë marrë pjesë në këtë manipulim. Jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër për të spostuar vëmendjen. Duhet të hetohen gjyqtarë dhe ata që janë bërë proces farsë duke liruar bashkëpunëtorët”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco