Ironia e Tomorrit: Mirë që nuk thanë që e vranë gazetarët

Ironia e Tomorrit: Mirë që nuk thanë që e vranë gazetarët

13:51, 14/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri me një reagim në Facebook ka ironizuar reagimet e sotme të Policisë dhe Urgjencës, të cilët në sinkron me njëra tjerën na thanë se, kishin ndërhyrë në kohë rekord pas vrasjes së babait të dy fëmijëve, Egli Proga.

Sipas Tomorrit, mirë që nuk thanë se, vrasjen e kishin bërë gazetarët, se edhe këtë mund ta thonë.

Reagimi i Klodian Tomorrit:  

Drejtori i Policisë tha se Policia e Shtetit ndërhyri dhe e zbardhi vrasjen e Pogradecit në kohë rekord.

Drejtori i Urgjencës tha se ambulanca mbërriti në vendngjarje në kohë rekord, për më pak se 7 minuta.

Prokuroria e Rilindur me Reformën në Drejtësi kreu veprimet dhe dokumentoi faktin penal po ashtu në kohë rekord.

Pra këta e bënë të gjithë punën në kohë rekord dhe në mënyrë të shkëlqyer.

Të vetmet, që patën faj në gjithë këtë ngjarjen ishin mediat.

Nejse, mirë që nuk thanë që e vranë gazetaret se mund ta kishin thënë dhe atë, janë që janë.

Ah gazetarë maskarenj, ju që vrisni njerëz dhe sabotoni shtetin me stërkëmbësha.

Urgjent hetim për gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco