Vrasja e Egli Progës/ Rrumbullaku mund t’ia ngecë topin prokurorisë, por kjo nuk e shfajëson policinë

Vrasja e Egli Progës/ Rrumbullaku mund t’ia ngecë topin prokurorisë, por kjo nuk e shfajëson policinë

12:46, 14/08/2024
A+ Aa A-

Këto pamje të të ndjerit Egli Proga, teksa përpëlitet përtokë, ndërkohë që një polic i qëndron sipër, flasin më shumë se çdo gjë.

Babai i dy fëmijëve nga Pogradeci, një qytetar i ndershëm dhe punëtor, ishte dhunuar barbarisht nga një eksponent i krimit me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

Proga qëndroi për më shumë se gjysmë ore i shtrirë aty për shkak se polici nuk lejonte askënd ta transportonte. Për më tepër, ambulanca në një qytezë të vogël mbërriti me gjysmë ore vonësë.

Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë krimi monstruoz është gatuar në atë vend, ku askush nuk guxon të flasë për bandën e gjobëvënësve që terrorizon qytetin prej kohësh.

Proga refuzoi të paguante gjobën tek të ‘fortët’ e Rilindjes ndaj e pagoi me jetë.

Ndërkohë, sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për shtyp dhe më shumë shfryu kundër medias duke thënë se ajo po përhap dezinformim.

Duke folur me një gjuhë që i shkon për shtat Edi Ramës, ai tha se konflikti ishte i çastit dhe se ngjarja nuk ishte fshehur nga vartësit e tij.

Në fakt, ishin pikërisht ata që fillimisht u thanë gazetarëve se ishte një aksident dhe se një ‘pijanec’ ishte dëmtuar dhe më pas kishte humbur jetën.

Ishin po ata që nuk guxonin të arrestonin ‘rilindësin’ e Edi Ramës për këtë krim, por ndërmorën veprime vetëm kur nisi shpërthimi i zemërimit në median sociale dhe tradicionale.

Janë po ata që nuk kanë asnjë shpjegim se përse në Pogradec askush nuk guxon të flasë kur bie fjala tek krimi me pushtet.

Por Rrumbullaku sot u përpoq t’ia ngecë topin prokurorisë, duke thënë se ata e kanë referuar ngjarjen si një vrasje me dashje, kurse në gjykatë gjobëvënësi i Rilindjes, Denis Meçe ka dalë me akuzën e vrasjes prej pakujdesisë.

Një përpjekje e tillë nuk e shfajëson aspak policinë e Rrumbullakut, madje është akoma më ulëritëse kur mendon se bëhet fjalë për një strukturë që vepron qartësisht me një qëllim: t’i shërbejë pushtetit dhe krimit. Se ku nis njëri dhe ku mbaron tjetri, këtë nuk e di askush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli14/08/2024 13:00

Shkoni hetoni prokuroren po sjua mban bytha. Po per vota Avenir Peka rrifte Policet kur ishte zv minister! Ka dhe malsia bythqirat e vet...

Shto koment

Denonco