Grigels Muçollari: Anija me mbetje të rrezikshme po kthehet, bashkë me të vërtetën

Grigels Muçollari: Anija me mbetje të rrezikshme po kthehet, bashkë me të vërtetën

12:34, 14/08/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari:

800 tonē mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngarkuan. Media e njohur amerikane, Bloomberg, thotë se anijet i morën kontejnerët në Durrës.

Në një shkrim të publikuar sot, Bloomberg pohon se qeveria shqiptare nuk i është pergjigjur kerkesës së tyre për reagim.

Ne kemi parë një kronikë të gatshme tē servirur në media, ku zv-kryeministrja Balluku dhe Ministri i Mbrojtjes, Vengu, patrullonin me skaf brigjeve të Jugut, duke na treguar se po kujdeseshin për pastërtinë.

Nderkohe që me 4 Korrik, kur Vengu ishte Drejtor i Portit tē Durrësit, para syve të tij janë futur në anije 800 tonë mbetje të rrezikshme, me dyshimin se kanë dhe përbërje toksike.

Sot kur është zbuluar ky skandal, qeveria hesht.

Pse nuk ben transparencë qeveria shqiptare.

Nga erdhi kjo sasi mbetjesh?

Ku e ka origjinen?

Nëse është e jona, ku qendron?

Sa e rrezikshme është për shendetin e qytetarëve?

Pse e gjitha kjo ngjan me një aksion ilegal?

A mund të ngarkohen 800 tonë mbetje në dy anije në mes të ditës në portin kryesor të vendit, e autoritetet të mos kenë dijeni?

Mosreagimi i qeverisë për këtë rast të ben më shumë të dyshosh për një aktivitet të paligjshem e për implikim të zyrtarëve.

Nderkohë që e verteta do të merret vesh pasi janë shumë agjensi e zyrtarë nga Italia në Malajzi që po e ndjekin çështjen.

Anija po kthehet bashkë me transparencën.

Qeveria ka disa ditë kohë për të pergaditur alibinë ose për tē gjetur kujt tja hedhë fajin, kë të bëjë kurban.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco