Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat para SPAK

Mbi një video nga Libohova e Kryeministrit

Mbi një video nga Libohova e Kryeministrit

11:54, 13/08/2024 Nga Agron Gjekmarkaj
A+ Aa A-

Më tërhoqi vemendjen posaçe një video që Kryeministri Edi Rama publikoi dje në rrjetet sociale e me pas në mediat e shumta pranë tij!

Nëse nuk do yshtej në komente duke krahasuar pushtetin e tij me atë të vitit “1938” mund të anashkalohej pa shumë vemendje ose me aq sa meriton një qefli ahengu, çabulli, dasme, feste syneti e të tjera kesosh!

Pamjet shfaqnin milet që kercenin në qënder të qytezës së Libohovës!

Teksti perpiqej të jepte idenë se njerzit këndojnë e vallëzojnë nga qejfi , gëzimi e lumturia që u fal kjo qeveri të cilët ishin të zymtë, nopranë, pa dëshira kur ai ishte Kryetar Opozite!! Falë dores së ngrohtë të Partisë ja ka behur lumturia, buçet daullja e zyrnaja.

Ritet e jetës, me gëzimet e hidherimet të stinëve, të të mbjellave, të të korrave, të vjeljes së rrushit, të zieres së rakisë e një listë tejet e gjatë zakonesh e kanë shoqëruar njeriun ndër shekuj, shqiptarin po ashtu!

Edhe nën pushtimin turk kanë bërë festa, kanë kënduar, janë martuar, kanë ngrënë e pirë, pas tufës me dhi e dele duke i rënë fyellit ja kanë marrë një vënçëje, nën italianin e gjermanin po, në komunizëm gjithashtu!

Por gjërat e jetës nuk ka tentuar askush ti përvetësojë!

Këtë biçim adet vetem këta të “Rilindjes”e kanë shpikur! Ngjan sikur qytetet i ka ndertuar Rama me muratoret e tij të qeverisë, detet lumenjtë e malet sikuar ai me të vetët ti ketë pikturuar, kostumet popullore po aq, notat e këngëve dhe ritmet e valleve ai dhe ministrat e tij!

Morën medaljet çeçenet nën Flamurin tonë dukej se në ring kishte qënë ky dhe Bakja! Lali ju fshiu djerset. Ashtu shfaqej edhe Libohova e meremetuar prej tij, e populluar nga e njëjta dorë, që kërcente prej vullnetit të tij e për të!

Tezja qante që ja mbërriti kësaj dite!

Nga frika se mos vjen një kohe dhe ai iken pastaj qytetet shemben, lumenjtë nuk vërshojnë, detet thahen, era nuk fryn më, njerzia murretehet, oreksi u ndalet, jeta çartet e soset dhe shqiptari i gjorë mbetet pa Zot qante më me gulçe!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco