Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Fushë Arrëz

Belind Këlliçi: Protestat te bashkia do të vazhdojnë, Altin Dumani ka vetëm dy rrugë

Belind Këlliçi: Protestat te bashkia do të vazhdojnë, Altin Dumani ka vetëm dy rrugë

10:51, 12/08/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD-së, shkruan në një postim të tijin në Facebook, se protestat tek bashkia e Tiranës do të vazhdojnë.

Këlliçi shprehet se protesta e radhës do të jetë në 15 gusht ora 11:00 tek bashkia.

Ndërkaq, ai ka dhe një mesazh për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Duke ju uruar një javë të mbarë miq, ju rikujtoj se të enjte, datë 15 gusht, ora 11:00, mbahet protesta e 21 përpara selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë.

Gjatë këtyre 5 muajve që protestojmë, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj, nuk ka lënë gur pa lëvizur që protesta të shuhet dhe skandalet e vjedhjeve të tij në bashki, të harrohen.

Ndaj është momenti ti themi FALEMINDERIT çdo qytetari, demokrat ose jo, me apo pa parti, që ka dalë në protestë në mbrojtje të kryeqytetit dhe taksave tona.

Protesta do vazhdojë. E kemi thënë dhe e do ta rithemi se SPAK dhe Altin Dumani kanë vetëm dy rrugë. Ose të çojnë përpara drejtësisë dhe ligjit një hajdut të kapur në flagrancë si Erion Veliaj, ose ti vënë drynin institucionit të Prokurorisë së Posaçme.

Rrugë të mesme nuk ka dhe nuk do të ketë!

Shihemi të enjte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco