VIDEO/ Pano: Sa herë ndryshohet dhe rishikohet buxheti i Bashkisë së Tiranës, ka skandale!

10:26, 12/08/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano ka kërkuar transperencë nga ky institucion vendor dhe drejtuesi i saj, Erion Veliaj se ku shkojnë taksat e qytetarëve të kryeqytetit.

Në një dalje për mediat jashtë dyerve të Bashkisë së Tiranës, këshilltari i opozitës në këtë bashki, tha se sa herë Veliaj ndryshon apo rishikon buxhetin e Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit përfshihet nga skandalet. Sipas Panos, Tirana, është një ndër bashkitë e pakta në Evropë që ndërmerr veprime të tilla në kundërshtim me ligjin.

‘Qytetarët mund ta verifikojnë dhe s’do të gjejnë asnjë raport auditi, e kemi bërë kërkesë e s’kemi asnjë përgjigje. Ia kemi bërë kërkesë kryetarit dhe do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të ditur se ku shkojnë paratë, 8 vitet e fundit audit në Bashkinë e Tiranës, qytetarët kanë të drejtë të dinë për transparencë dhe llogaridhënie për taksat e tyre. S’do të tërhiqemi dhe dorëzohemi, duam informacion çfarë po ndodh me shkresat tona, për situacionet e incineratorit të Tiranës, është një nga bashkitë e pakta në Evropë që në çdo mbledhje ndryshon e rishikon buxhetin. E kjo reflektohet në skandale sa herë ndryshohen buxhetet. Do kërkojmë të bëhet transparencë se ku shkojnë të gjitha fondet në Bashkinë e Tiranës. Aktualisht, është bërë kallëzim penal nga grupi i këshilltarëve të opozitës për Erjon Veliajn për marrjen e mandatit, që nuk vepron në përputhje me ligjin dhe detyrimet që ata kanë për të bërë transparencë, si dhe llogaridhënia për Bashkinë e Tiranës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco