Veliaj premtoi 'transparencë', PD i kërkon përgjigje publike: Nga dolën 2 kompanitë e huaja? Fillo që këtu!

Veliaj premtoi 'transparencë', PD i kërkon përgjigje publike: Nga dolën 2 kompanitë e huaja? Fillo që këtu!

10:17, 12/08/2024
A+ Aa A-

"Këto kompani që do të vijnë dhe të auditojnë dhe sipas Erion Veliajt edhe sistemet e brendshme, a do të auditojnë gjë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë?"

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, z. Dorian Teliti dhe z. Xhonatan Pano kanë bërë sot një denoncim publik nga bashkia e Tiranës për tentativën më të fundit të fshehjes së aferave korruptive nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj: marrëveshje me dy kompani të huaja audituese, që sipas Veliajt do të bëjnë "transparencën" e institucionit që ai drejton. Për më tepër, njera prej kompanive rezulton se ka filluar punë që më 1 gusht, ndërkohë që Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë dijeni dhe nuk di as emrin e saj. 

Teliti shpjegoi: “Së bashku me kolegun Pano, kemi bërë dy kërkesa mjaft të rëndësishme në ekzekutivin e bashkisë së Tiranës , të cilët do të bëjnë transparencë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës.

Konkretisht, disa ditë më parë kemi dëgjuar me zë dhë figurë, kryetarin e bashkisë së Tiranës që ka kontraktuar dy kompani, njërën britanike dhe tjetrën gjermane  për të rritur procedurat e mirëqeverisjes brenda bashkisë dhe përmirësuar sistemet e auditit.

Nga dolën këto kompani?

Kush janë kompani?

Si u kontraktuan këto dy kompani?

Kur është shpallur procedura?

Kur është shpallur interesi nga vetë institucioni?

Cilat janë fondet e vëna në dispozicion për të paguar këto dy kontrata?

Cili është qëllimi i këtyre dy kontratave?

Nëse Erion Veliaj do të bëjë transparencë dhe të përmirësojë sistemet e transparencës brenda bashkisë së Tiranës, le ta fillojë duke bërë transparente këto dy marrëveshje, dy marrëveshje që ne sot, edhe të zgjedhurit bashkiakë, nuk kemi asnjë informacion.

A keni ju mediat informacion? A kanë qytetarët? Jo! dhe sot kemi dorëzuar dy kërkesa.

Njëra prej tyre, që unë po e prezantoj tani është pikërisht kërkesa për marrje informacioni dhe kopje të këtyre dy marrëveshjeve, të cilat janë të veshura nën petkun e heshtjes nga ana e godinës së bashkisë së Tiranës, për të cilat, po të mos kishte qenë vetë kryetari Erion Veliaj që t’i reklamonte, t’i bënte ato publike, ne nuk do të kishim sot asnjë informacion.

Kemi kërkuar sot kush janë personat që janë negociuar në emër të institucionit të bashkisë Tiranës për të lidhur këto marrëveshje.

Kush janë personat që janë marrë me negociatat? Kush kanë qenë ata që kanë vendosur termat e referencës, sepse asnjë informacion deri më sot nuk është bërë publik?

Ju e dini që para disa muajsh ka ndodhur një skandal në bashkinë e Tiranës, kur drejtorë të bashkisë janë arrestuar. Këto kompani që do të vijnë dhe të auditojnë madje, sipas Erion Veliajt, që do të auditojnë edhe sistemet e brendshme, a do të auditojnë gjë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston në Tiranë?

A do të auditojnë se si është e mundur që 29 kontrata janë lidhur midis godinës së bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, ku është po ai vetë përfaqësues i bashkisë së Tiranës?

A do të auditojë kjo kompani gjermane dhe kjo kompani angleze, se si është e mundur që paratë sot në Tiranës shpërdorohen dhe transparencë publike se ku shkojnë këto para, nuk ka?!

A do të auditojnë këto për faktin se pse kryetari i bashkisë refuzon të bëjë transparencë në institucion kur ai është i detyruar me ligj që ai të raportojë çdo muaj, që është Këshilli Bashkiak i Tiranës, në të cilin ai refuzon të marrë pjesë dhe të bëjë debatin serioz siç i ka hije çdo bashkia te kryeqytetit, debat midis mazhorancës dhe opozitës, midis përfaqësuesve dhe qytetarëve.

Ajo që ka ndodhur dhe që po ndodh në bashkinë e Tiranës është një gjë: abuzim dhe vetëm abuzim i hapur me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Ndaj ne sot kemi paraqitur një kërkesë, nga e cila do të mundohemi të marrim informacionin, ndonëse nuk kemi besim por megjithatë ne do të jemi përsëri këtu. Nëse pas dhjetë ditësh, Erion Veliaj bashkë me ekipin e tij dhe koordinatorin e tij të informimit për publikun, ne do të procedojmë ashtu si na e detyron edhe ligji, me hallkat e tjera, me Komisionerin e Informimit Publik dhe hallkat e tjera duke iu drejtuar institucioneve të gjykatës."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco