Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në Fushë Arrëz

'Mos e dërgoni këtë Boratin e mbrojtjes në Greqi, rrezikon ta mbajnë ushtar'

'Mos e dërgoni këtë Boratin e mbrojtjes në Greqi, rrezikon ta mbajnë ushtar'

08:35, 12/08/2024
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho

Nëse do të bëheshin sot sondazhe me ushtarakët, me siguri 90% e tyre dinë akoma për ministër Niko Peleshin, sikundër edhe 90% e policëve mund të dinë akoma ministër Taulant Ballën.

Dhe nuk kanë faj. Duke qënë ndjekës i politikës në Shqipëri, mua m'u desh të kërkoja në Google emrat e ministrave të rinj të Boratit për të mësuar se cilët ishin.

Çuditërisht për Boratin e mbrojtjes, Pirro Vëngun, një prej lajmeve fliste për një fletëthirrje që i kishte ardhur nga ushtria greke dhe i kërkonte të paraqitej për të kryer shërbimin ushtarak që për shtetasit grekë është i detyrueshëm.

Borat!

Nuk është se ti e ke vështirë t'i ndërrosh brenda ditës anonimët që ke gjetur për ministra, por për të ruajtur sadopak dinjitetin e shtetit, mos e dërgo këtë Boratin e ri të mbrojtjes në Greqi. Jo për gjë, por rrezikon të shkojë ministër dhe të mbetet atje ushtar...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco