VIDEO/ Sata: Rama marionetë! Kombi shqiptar në shkatërrim total! Krimi më i madh se po ikën rinia, gjaku i këtij vatani

20:15, 11/08/2024
A+ Aa A-

Tenori Rudin Sata, ka mbajtur fjalën e tij në protestën maratonë që zhvillohet për 223 ditë me radhë në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Sata theksoi se Rama është një marionetë dhe se kombi shqiptar është në shpërbërje dhe shkatërrim total sepse përveç vjedhjeve, krimi më i madh është se po ikën rinia, gjaku i këtij vatani, energjia e këtij vatani.

'Edi Rama është një marionetë. Kombi shqiptar është në shpërbërje dhe shkatërrim total sepse përveç vjedhjeve, krimi më i madh është se po ikën rinia, gjaku i këtij vatani, energjia e këtij vatani dhe prandaj duhet hequr ky një orë e më parë. Nuk ka kohë më për të humbur. Ta mbajmë njëri tjetrin miqtë e mi. Kam një besim absolut dhe prandaj u ka frikë ai sepse misioni juaj dhe kauza juaj është e shenjtë hyjnore dhe do ketë bekimin e të madhit Zot. O sot o kurrë!', u shpreh Sata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco