Veliaj si pronar i Tiranës, i jep kompanisë ‘StarTek’ tokë publike për të ndërtuar pallat

Veliaj si pronar i Tiranës, i jep kompanisë ‘StarTek’ tokë publike për të ndërtuar pallat

17:25, 11/08/2024
A+ Aa A-

Një tjetër denoncim i ardhur në redaksinë e SYRI-t, tregon lidhjet okulte të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me kompaninë private ‘StarTek’.

Sipas dokumentave që disponon SYRI, kompania e StarTek ka përfituar tokë publike nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliaj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në datë 22 korrik 2024, është miratuar projektvendimi Për zhvillimin e pronave nr. 7/87 (pjesërisht), 7/292, 7/26, 7/41, 7/295, 7/70 dhe nr. 7/57, zona kadastrale 8330, në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e draft kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.”

Kjo tregon edhe njëherë tjetër se Veliaj dhe kompania StarTek ndajnë mes tyre miliona euro si të në tendera publikë por edhe në ndërtime private në tokën e cila zotërohet nga Bashkia Tiranë, por i jepet për zhvillim kompanive të lidhura me kryebashkiakun.

Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës në datë 22 korrik 2024:

Ju lutemi, gjeni më poshtë njoftimin e mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila do të zhvillohet ditën e Hënë datë 22 Korrik 2024, ora 16:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak,

Në zbatim të nenit 53 të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ju përcjell për shqyrtim dhe diskutim, pikat e rendit të ditës, si më poshtë:

1. Projektvendim “Për miratimin e vënies në funksion të shërbimit me kohë të plotë dhe ushqim të çerdheve me vendndodhje në Lagjen nr. 12 dhe në Lagjen nr. 13”.

2. Projektvendim “Për zmadhimin e kapitalit për shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Teda Tiranë” sh.p.k., si person juridik në pronësi të Bashkisë Tiranë”.

3. Projektvendim “Për miratimin e draft marrëveshjes së grantit ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Fondit të Katarit për Zhvillim, për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës”.

4. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 125, datë 22.12.2023, të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2024, të ndryshuar”.

5. Projektvendim “Për miratimin e tavaneve përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm për periudhën 2025-2027.

6. Projektvendim “Për miratimin në parim të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë Tiranë dhe qendrës “Tech Piramida” për zhvillimin e projektit “Ecole 42”.

7. Projektvendim “Për zhvillimin e pronave nr. 7/87 (pjesërisht), 7/292, 7/26, 7/41, 7/295, 7/70 dhe nr. 7/57, zona kadastrale 8330, në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e draft kontratës së sipërmarrjes me kusht shkëmbimi midis Bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “StarTek” sh.p.k.”

8. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 101, datë 19.10.2022, të Këshillit Bashkiak “Për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit) për studentët  e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetës në Bashkinë e Tiranës”, të ndryshuar”.

 

Ju faleminderit,

Romina Kuko

Kryetare e Këshillit Bashkiak

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco