SYRI TV/ '5D' bleu shtëpinë e Gramoz Ruçit, apeli GJKKO: SPAK të hetojë si u ble prona

13:27, 11/08/2024
A+ Aa A-

Kompania 5D e drejtorëve të bashkisë së Tiranës Redi Molla dhe Mariglen Qato ka blerë edhe shtëpinë e ish-kryesrit socialist të Parlament Gramoz Ruçi. Sipas dosjes hetimore të SPAK për kontratën e lidhur mes kompanisë dhe Gramoz Ruçit është pagur një shumë prej rreth 454 mijë eurosh. Apeli I GJKKO-së ka kërkuar nga SPAK që të nisë një hetim  për menyrën se si është blerë nga kompania prona në fjalë. Pak javë më parë prokuroria e posacme ka vendosur nën sekuestro disa pasuri të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kreut të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

SYRI TV

Kompania 5D e drejtorëve të bashkisë së Tiranës rezulton të ketë blerë edhe shtëpinë e ish-kryetarit socialist të parlamentit Gramoz Ruçi në Tiranë. Ky fakt është I përfshirë në dosjen e SPAK dhe referuar dokumenteve, vlera e blerjes ka qënë rreth 454 mijë euro. Apeli I GJKKO-së I ka kërkuar prokurorisë së Posacme që të hetojë sesi është blerë kjo pronë nga kompania e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës.

Në dosjen e SPAK është evidentuar një relacion i oficerëve të policisë ku thuhet se kompania V.A.S konstruksion shpk që tashme e ka ndryshuar emrin ne 5D konstruksion, ka blerë një pasuri në qëndër të Tiranës, pronë e cila i përkistë ish kryeparlamentarit Gramoz Ruci. Sipas kontratës për shitjen e kësaj pasurie në zonën kadastrale 8160, është marrë pelqimi edhe i zonjës Erfane Ruçi, bashkëshortes së Gramoz Ruçit. Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është paguar një shumë prej 454,350 eurosh.

Në argumentimin e apelit të Gjykatës së Posaçme thuhet se nga ana e prokurorisë nuk rezulton të ketë një hetim apo një analizë nëse kjo pasuri e palujatshme e shoqërisë ka lidhje me produktet e vepres penale të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti ekonomik i zhvilluar mes personave nën hetim, përmes kompanisë "5D". Për me teper Apeli i sygjeron SPAK-un që të ketë një hetim për menyrën se si është blerë nga kompania prona në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco