VIDEO/ Gjoka: Shteti nuk na mbështet, duam thjeshtë të na hapin rrugën

11:05, 11/08/2024
A+ Aa A-

Mijëra banorë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth  protestuan para pak ditësh, duke u përplasur me policinë dhe bllokuar autostradën Thumanë-Kashar. Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re. Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.

Teksa sa foli për Syri.Net, Andi Gjoka, një nga organizuesit e protestës u shpreh se qytetarët nuk po kërkojnë as para, as punë por vetëm hapjen e rrugës.

Ai gjithashtu u shpreh se qytetarët do mbledhin të gjithë firmat do të bëjnë vetë rotondon, me tra dhe sipas parametrave, pasi qeveria justifikohet me faktin që nuk ka para të mjaftueshme.

'I bej kërkesë ambasadës Amerikane, se ne kemi ngelur në mëshirë të zotit se shteti sna mbështet, shteti na ka rrethuar me polici, gjithë policinë e tiranës e ka sjellë këtu sot, arsyen nuk e kuptojmë, a po grabisim dicka?? Nuk e kuptojmë.

Nuk po kërkojmë asnjë tjetër, duam thjeshtë të na hapin rrugën , nuk po kërkojmë as para, as punë asgjë, po nuk patën para këto si firmë , e bëjmë në, do mbledhim të gjithë firmat do të bëjmë rotondon me tra, me cfarë të dojë.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco