EMRI/ I dënuar për drogë, vritet me thikë në zemër shqiptari në Itali

EMRI/ I dënuar për drogë, vritet me thikë në zemër shqiptari në Itali

12:07, 08/08/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali.

Idrizi, 38 vjeç, është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediet italiane.

Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës, humbi jetën.

38-vjeçari rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medieve fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të cilën Idrizi donte të lante hesapet.

Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë 38-vjeçarin.

Personat e tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Pesaros.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco