Përfundon protesta e serbëve kundër hapjes së Urës së Ibrit në veri

Përfundon protesta e serbëve kundër hapjes së Urës së Ibrit në veri

12:24, 07/08/2024
A+ Aa A-

Qytetarët serbë në protestë kanë bërë thirrje që të mos hapet për qarkullim të veturave ura mbi lumin Ibër.

Fillimisht qytetarëve iu drejtua ish-kryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Nikola Kabashiç. 

Turma e serbëve të mbledhur në tubim u pajtuan që vendimet e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilën Kabashiç e quajti administrim të detyrueshëm dhe për të cilën pati një sërë kritikash për disa vendime të marra, të anulohen në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.

“Sa herë që ata marrin vendime të dëmshme dhe kundër vullnetit të qytetarëve këtu, ne do të mblidhemi në të njëjtin vend dhe do të miratojmë me aklamacion se nuk pajtohemi me këtë”, tha Kabashiç ndër të tjera. 

Pas disa fjalimeve, protesta ka përfunduar e qetë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco