FOTO/ Serbët dalin në protesta, duan urën të mbyllur dhe postat të hapura

FOTO/ Serbët dalin në protesta, duan urën të mbyllur dhe postat të hapura

11:29, 07/08/2024
A+ Aa A-

Me pankarta në duar me mbishkrimet ‘Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata neve po na dëbojnë’, ‘Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për të gjitha’, ka filluar protesta e qytetarëve nga komuniteti serbë në veri të Mitrovicës.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin ‘Car Llazar’ për ‘gjendjen e rëndë në Kosovë’, siç pretendojnë ata.

Image

Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.

Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

Image

‘Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike’, ka thënë Elshani për mediat e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco