Reagimi i deputetit të PS: Nuk kam marrë asnjë lek nga paratë publike

Reagimi i deputetit të PS: Nuk kam marrë asnjë lek nga paratë publike

09:43, 07/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së, Vullnet Sina ka reaguar në lidhje me kërkesën për mocion të PD-së, për heqjen e mandatit të tij, pasi e akuzojnë se ka përfituar për kompaninë e tij private nga buxheti i shtetit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sina thekson se që nga viti 2017 ka dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.

REAGIMI I SINËS

Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:

1. Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.
2. Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.
3. Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.
Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco