Spaho zyrtares së ambasadës së SHBA: Të parin vizito inceneratorin e Tiranës…

Spaho zyrtares së ambasadës së SHBA: Të parin vizito inceneratorin e Tiranës…

09:10, 07/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka postuar në faqen tij në facebook disa rekomandime pas kërkesës se zyrtares së ambasadës së SHBA Nancy VanHorne, e cila kërkoi në një mesazh se çfarë mund të vizitonte apo lexonte në Shqipëri.

“ Të parin vizito inceneratorin e Tiranës sikurse të rekomandoi edhe një media. Të lutem na thuaj çfarë pe dhe çfarë mësove”, shkruan Spaho

Mesazhi i plotë:

Zonja Nancy VanHorne,

Meqenese kërkove rekomandime për vendet që duhet të vizitosh, çfarë të hash dhe çfarë të lexosh, po përpiqem me modesti të të jap ndonjë rekomandim:

1. Të parin vizito inceneratorin e Tiranës sikurse të rekomandoi edhe një media. Të lutem na thuaj çfarë pe dhe çfarë mësove.

2. Ushqimi më i mirë tek ne është bari. Përpiqu të hash bar sikurse hëngrëm ne me rekomandimin e Yuri Kim. Të lutem na thuaj si do ndjehesh pasi të hash bar shqiptar.

3. Ka shumë për të lexuar në Shqipëri. Çfarëdo që të rekomandoj unë, kam frike se ti do lexosh Kurbanin dhe do përpiqesh që të na imponohesh edhe ne të opozitës që ta lexojmë.

Të fala zonjë. Nga sa fole me dukesh si turiste resortesh oligarkësh. Qofsha i gabuar. Në se po gaboj, do të kërkoj ndjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco