SYRI TV/ Dita e 218 e protestës te 'rruga e shpresës', lideri i opozitës, Sali Berisha thirrje qytetarëve

21:31, 06/08/2024
A+ Aa A-

Të ngrihemi në protesta për të larguar tiraninë e Edi Ramës. Kjo ishte thirrja që lideri i opozitës Sali Berisha, u bëri qytetarëve nga dritarja e banesës ku foli para mbështetësve që protestuan edhe këtë të martë në mbështetje të tij. Duke sjellë në vëmendje protestat e studentëve në Bangladesh, Berisha tha se edhe Edi Rama ka vjedhur qytetarët dhe duhet përzënë sa më parë. Gjithashtu lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e radhës te bashkia e Tiranës kundër Erion Veliajt, e cila do të mbahet të enjten në orën 11.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta për ta larguar Edi Ramën, I cili është kthyer në Tiranë për vendin.

Në protestën ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha deklaroi se ashtu si kryeministrja e Bangladeshit, edhe Edi Rama I ka vjedhur qytetarët, ndaj ai duhet përzënë sa më parë.

Berisha akuzoi Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe Edmond Begon se do të grabisin 40 mijë metra katror për të ndërtuar kulla.

Sa i takon protestës në Thumanë, Berisha denoncoi faktin se Rama dhe Balluku I ka ndëshkuar e kësaj zone.

Kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve që të enjtën në orën 11:00 të marrin pjesë në protestën para Bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco