Berisha: Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn

20:36, 06/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës, që ditën e enjte të dalin në protestë te bashkia.

‘Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, të enjten beteja na pret.

Ne nuk heqim dorë kurrë gjer në largimin e Erion Veliajt, këtij hajduti të shpërfytyruar që nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

I cili me Edi Ramën vodhi në djegësin e Tiranës 130 milionë euro.

I cili me kompaninë 5D, vodhi 38 milionë euro.

I cili po ndërton hotelin me 5 yje njëzetkatësh me paratë e vjedhura.

I cili ka pasuruar e lumturuar vëlla, bashkëshorte, vjehërr, etj, etj.

Miq, as nuk lodhemi, as nuk tërhiqemi, por vazhdojmë betejën gjer në fitore.

Iu bëj thirrje opozitarëve, iu bëj thirrje qytetarëve, është koha e veprimit.

Është koha të kalojmë në veprim.

Është koha t’i japim Edi Ramës së Bangladeshit atë që mori Hasinaja me fustan.

Tiranët duhet të përmbysen.

Tiranët duhet të qërohen.

Qytetarët duhet të votojnë të lirë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Rrofshi ju!

Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe varur në shtyllën e turpit të kombit shqiptar.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco