VIDEO/ Berisha: Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një 'Edi Ramë me fustan', e cila burgoste kundërshtarët politikë

20:22, 06/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 50 vite në pushtet dhe kishte burgosur liderin e opozitës.

‘Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të të gjithë shqiptarëve.

Qëndrestarë të pamposhtur, ju përshëndes ju përzemërsisht.

Përshëndes oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, e parlamentit të qytetarëve guximtarë, të cilët çdo natë me fjalët e tyre mbrojnë të vërteta të rëndësishme për çdo qytetar shqiptar.

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj.

Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët.

Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi.

Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë.

U ngritën kundër vjedhjes.

U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco