VIDEO/ Loka: Banorët e Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Bubqit dhe Kurbinit në revoltë! Rama hajdut pervers

20:08, 06/08/2024
A+ Aa A-

Agron Loka, ish kryetar PD F. Krujë ka folur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, për protestën e djeshme në aksin Thumanë-Kashar.

Loka ka theksuar se banorët e Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Bubqit, Malsisë dhe të Kurbinit janë në protestë prej javësh dhe këtë protestë e kanë kthyer në revoltë.

‘Kurrë në historinë e këtyre zonave nuk ka ndodhur që ata të izolohen sikurse po izolohen sot me autostradën Thumanë - Kashar. Vetëm një mendje përverse dhe hajdut i lindur mund të bëjë atë që Rama ka bërë me këta banorë dhe biznese’, u shpreh Loka.

Loka: Të nderuar zonja dhe zotërinj, qëndrestarë ndaj këtij regjimi.

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha.

Sot më e rëndësishme se gjithçka është rezistenca dhe reagimi ndaj këtij pushteti autoritar që sot është kthyer në Partinë-Shtet.

Ashtu sikurse Partia e Punës, sot kjo parti ka kapur të gjitha pushtetet dhe për fatin e keq edhe drejtesinë.

Ka vetëm një pushtet që ajo kurrë nuk do të mund ta nënshtrojë dhe ky është pushteti dhe forca e njerëzve të lirë.  Kjo është forca e kësaj opozite që e tremb këtë regjim. Nëse ky Kryeministër nuk do të kishte frikë nga opozita ai nuk do manipulonte zgjedhjet. Nuk do të burgoste kryetarin e opozitës. Nuk do të burgoste kryebashkiakun e Himarës. Nuk do blinte as votat. Por ai i bën të gjitha këto sepse e di që me zgjedhje të lira dhe votë të lirë është sot pakicë në Shqipëri.

Të dashur miq. Ju keni vendosur ta mbani ndezur flakën e rezistencës nga kjo rrugicë, vetem se sot ajo po përhapet kudo.

Banorët e Krujës, Fushë Krujës, Niklës, Bubqit, Malsisë dhe të Kurbinit janë në protestë prej javësh dhe këtë protestë e kanë kthyer në revoltë.

Kurrë në historinë e këtyre zonave nuk ka ndodhur që ata të izolohen sikurse po izolohen sot me autostradën Thumanë - Kashar.

Vetëm një mendje përverse dhe hajdut i lindur mund të bëjë atë që Rama ka bërë me këta banorë dhe biznese.

U ka mbyllur të gjitha rrugët e komunikimit vetëm që paratë të shkojnë në xhepat e tij dhe klientelës së tij.

Janë mbi 500 biznese që po shkojnë drejt falimentimit të plotë.

Mijëra vende pune që do të mbyllen dhe mijëra familje që mbesin pa të ardhura.

Ky është një krim i dhunshëm ndaj kësaj zone që as është pranuar dhe as nuk do të pranohet kurrë prej nesh.

Ne duam levizjen e lirë. Ne nuk duam mure që të na ndajnë dhe jemi më të vendosur se kurrë për ti shembur këto mure që po ngre Rama mes shqiptareve.

Jemi në protestë dhe këtë protestë do ta shndërrojmë në revoltë. U bëj thirrje të gjithë banorëve të Bashkisë Krujë, Kurbin dhe më gjerë të mos nënshtrohen ndaj padrejtësisë dhe të enjeten ora 18:00 pranë rrethrrotullimit Thumanë të bashkohemi për një fitore të sigurtë për të drejtat tona jetike.

U bëj thirrje po ashtu cdo qytetari që e ndjen të na bashkohet në këtë revoltë ndaj këtij regjimi.

Sot ka shpresë sepse zëri i protestës po dëgjohet anë e mbanë Shqipërisë. Kruja dhe Fushë Kruja është në protestë. Fermerët e Maliqit janë në protestë. Çdo qytet duhet të ngrihet në revoltë. Nëse të gjithë ngrihemi dhe bashkohemi në protestë të jeni të bindur se ky regjim i ka ditët dhe orët e numëruara.

Fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco