‘Klea Rama’/ Sula: Manastirliu dhe kupola drejtuese e MAS kanë avancuar me vrull te projekti

19:59, 06/08/2024
A+ Aa A-

Për drejtuesen e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula skandali i ‘Klea Rama’ me mashtrimet e qindra nxënësve, e prezantuar si mbesa e Edi Ramës, e ka zanafillën që me përfshirjen e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, që sipas saj ka qenë në dijeni të projektit. E ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, me moderator Armela Ferko, Sula ka hedhur më shumë dritë mbi këtë skandal, nga ku zbulon se MAS dhe kupola e saj drejtuese kanë marrë të mireqenë çdo gjë, duke avancuar me vrull për projektin.

‘Nuk është një dukuri e izoluar, janë të përfshirë vetë Manastirliu dhe janë angazhuar të gjitha instrumentat e minsitrisë. Skandali ka dalë nga aktivitetet, përmes rrjeteve sociale me foto, por nuk ka qenë vizualisht me video. Për këtë projekt s’ka patur një parashtrim projekti, s’mjafton vetëm një email, paraqitet projekti i plotë, buxheti, të gjitha të përllogaritura. Zëvendësministrja ka anashkaluar një urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku projektet vleresohen nga një komision pune. Çfarë shteti deliratnt, janë gjallëruar të gjitha instrumentat e ministrisë në shkelje të ligjit. Projektet janë dosje e gjërë pune, jo me emaile. MAS, kupola e saj dhe ministrja e kanë marrë të mireqenë çdo gjë, dhe kanë avancuar me vrull. Mjafton që kanë lexuar mbiemrin Rama, e kanë identifikuar personin mashtrues me mbesën e Ramës dhe janë vënë në lëvizje. Kurrë s’janë vënë në lëvizje për situata alarmante në venditn tonë, mësimi, mësuesit, financimi i arsimit. Mjafton mbiemri Rama dhe të realizohet projekti. Pse hesht MAS, është krejtësisht e përfshirë nga kupola në dëm të prindërve e mësuesve. Projekt skandaloz dhe fantazëm, mësuesit janë pasoja e këtij projekti. Besoj se do të hetohet edhe pse drejtësia është në pikëpyetje dhe zhgënjyese ndaj çështjeve të mëdha, kjo shihet dhe nga arrestimi i liderit të opozitës. Është e vështirë të futem në anormalitetin e MAS, ka pasur kosto financiare besoj, edhe për nxënësit dhe prindërit. Zvministrja ka qenë e përfshirë e para në këtë skandal’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco