Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Noka: Ramës nuk i duhej Himara! I duheshin se s’bën tokat dhe bregu i saj

Noka: Ramës nuk i duhej Himara! I duheshin se s’bën tokat dhe bregu i saj

10:55, 05/08/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas masakrës zgjedhore ndodhur në Himarë një ditë më parë.

POSTIMI I PLOTE:

E mbajti të rrethuar për një vit Himarën.

E mbajti nën terror për një vit Himarën.

Hordhitë e pushtetit i lëshoi mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuari e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blerë 500 Euro votën.

Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash.

Nxori analistë e banalistë që të nxisnin urrejtje.

Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës.

Shtoi 310 rilindas në listat e votimit.

Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e lëshojë Himarën në duart e qytetarëve.

Nuk i duhej Himara. I duheshin se s’bën tokat e saj dhe bregu i saj.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Që të bëhen zgjedhje në këtë vend, është emergjencë qeveria teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco