Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

VIDEO/ Dhuli: Dje në Himarë nuk kishte zgjedhje, i gjithë shteti zbriti në terren

10:34, 05/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e paradites në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të hedhur dritë mbi masakrën zgjedhore që ka ndodhur në Himarë ishte përfaqësuesi i opozitës, Skerdjan Dhuli.

Dhuli është shprehur se ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje.

"Ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje. Kjo nuk ishte i papritur për ne, dhe në totalin e vet ka qenë e pritshme, t'i heqësh Himarës 6 mijë banorë që të votojnë, kjo është kriminale.

I gjithë shteti ishte në Himarë dhe të gjitha institucionet ishin të dislokuara për të marrë rezultatin që kërkonte qeveria.

Ky ishte procesi zgjedhor më i diskredituar që unë kam parë deri më sot.

Procesi ishte fasadë dhe kjo gjë duhet të marrë fund një herë e mirë, por edhe opozita do të duhet të bëjë analizën e vet për atë që nuk funksionoi.

Po t'i bëjmë një skanim rezultatit, në kemi marrë 300 vota më pak se herën e kaluar, ndërsa Rama është rritur me 1700 vota.

Si ka mundësi që ndodh kjo gjë kur kryetarin e tij e ka në burg, kryetarët i emëron si të dojë dhe ka bërë masakër me pronat dhe të rritet me 1700 vota?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco