Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Kurti në Maqedoni të Veriut, kjo është agjenda e takimeve

Kurti në Maqedoni të Veriut, kjo është agjenda e takimeve

10:19, 05/08/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Shefi i ekzekutivit kosovar në Shkup do të ketë takim bilateral me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristjan Mickoski.

Takimi mes dy kryeministrave është planifikuar që të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 10:30, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, nga ora 11:00 do të mbahet takim bilateral ku pos Kurtit dhe Mickoskit do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja shtetet.

“Më pas është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Mickoski dhe Kurti në Qendrën për Media në Qeveri”.

Kjo u bë e ditur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një përgjigje për Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco