Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Himara refuzoi Ramën/ Vranishti si ‘shkëmb graniti’ me 90 % të votave

Himara refuzoi Ramën/ Vranishti si ‘shkëmb graniti’ me 90 % të votave

09:47, 05/08/2024
A+ Aa A-

Kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, u shpall fitues nga KQZ pas votimeve të ditës së diel.

Ai mori 5022 vota, përkundrejt 3545 votave të marra nga kandidati opozitar, Petraq Gjikuria.

Por ky i fundit në fakt fitoi Himarën.

Në këtë njësi administrative, Petra Gjikuria mori 2462 vota përkundrejt 2132 votave të Vangjel Tavos.

Pavarësisht se makineria e manipulimit ishte në kapacitet maksimal, Rama dhe Tavo humbën Himarën.

Por ata fituan në zonën Horë Vranishtit në Vlorë, e cila voton vazhdimisht për PS-në, pavarësisht se mbetet një zonë e izoluar dhe shumë e varfër dhe me pak investime.

Edhe pse qeveria e Edi Ramës së fundmi po i merr kësaj zone edhe ujin për një hidrocentral, duke provokuar edhe protesta, sërish ata kanë votuar për Ramën.

Në Horë Vranisht, Tavo dhe Rama kanë shënuar një fitore të stilit komunist, duke marë 89.2 përqind të votave ose 1165 të tilla.

Kurse Petraq Gjikuria ka marrë 141 vota.

Ndërkohë në Lukovë, një tjetër njësi administrative që iu bashkëngjit qëllimisht Himarës në vitin 2015 pas reformës territoriale, Vangjel Tavo ka marrë 1725 vota, kurse Gjikuria ka marrë 942 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco