Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Shqiptari nuk zgjedh, por thjesht voton. Fituesin e vendos qeveria!

Shqiptari nuk zgjedh, por thjesht voton. Fituesin e vendos qeveria!

09:32, 05/08/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Post votimet e Himarës konfirmojnë se:

Përjetësia e Edi Ramës në pushtet, të cilën e shpalli pa asnjë ndrojtje në kongresin e partisë së tij, është tërësisht e mundshme.

Shtetasit e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht ku jetojnë në Shqipëri ose jashtë saj nuk zgjedhin dot asgjë. Ata janë numra votash, por jo vendimmarrës që të vendosin kë duan të kenë në krye.

Numrat sigurisht janë në shumicë me atë që i dhunon më shumë...

Shqiptari nuk zgjedh, por thjesht voton.

Kandidatët i cakton partia, fituesin e vendos qeveria (me të gjitha mjetet). Çdo gjë që nuk i shkon për shtat qeverisë, shpallet e paligjshme, ndërsa paligjshmërinë e qeverisë e legalizojmë me reforma, kuptohet....

Vota sigurisht bëhet qokë dhe shkon si numër delesh tek stani i çobanit.

Në fakt edhe në përjetësinë e Enver Hoxhës kështu ishte. Populli votonte, por partia vendoste. Bile votohej edhe për prokurorin dhe kryetarin e gjykatës së rrethit....

Dallimi i vetëm nga ajo kohë është se ende ka mbetur një opozitë që thjesht i jep legjitimitet përjetësisë së një njeriu të vetëm.

Mund t'i sulemi edhe opozitës, por në princip nuk mund të ketë as opozitë aktive dhe alternativë nëse njerëzit nuk zgjedhin, por thjesht votojnë.

Nuk mund të ketë as numra, kur njerëzit në shumicë ikin...

Pa zgjedhje dhe pa numra s’ka shans të ketë opozitë reale.

Opozita sot për sot duhet vetëm për ta sharë, mallkuar, gjykuar e dënuar në funksion të përjetësisë pushtetit absolut.

Datat e votimeve janë thjesht data pa asnjë rëndësi politike...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco