Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Skandali i KQZ-së/ Si u privuan mijëra qytetarë nga e drejta e votës

Skandali i KQZ-së/ Si u privuan mijëra qytetarë nga e drejta e votës

09:24, 05/08/2024
A+ Aa A-

Pas zgjedhjeve të së dielës në Bashkinë e Himarës, ku mijëra votuesve iu mohua e drejta për të votuar – shumica prej tyre të moshuar, numri i votuesve të zhgënjyer nga sistemi me gjasë është rritur.

Sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në Bashkinë e Himarë ka rreth 6 mijë qytetarë që i ka skaduar dokumenti i identifikimit. Kjo shifër është e ngjashme me zgjedhjet e shkuara.

Celibashi u justifikua duke thënë se nuk është institucioni përgjegjës për shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, ndërsa shtoi se duhet të ishin kandidatët dhe votuesit që duhet të interesoheshin me Ministrinë e Brendshme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit.

“Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument ID të vlefshëm,” tha ai.

Por ky është një mashtrim i pastër i Celibashit.

E para, sepse nëse një gjë e tillë është lejuar vitin e shkuar, kur janë mbajtur zgjedhjet në mbarë vendin, nuk ka pse të mos lejohet në rastin e një votimi të pjesshëm.

E dyta, për shkak se numri i atyre që u mohohet e drejta e votës është shumë i lartë, të paktën 24 përqind, KQZ mund të ishte mbledhur për të marrë një vendim që t’i lejonte ata të votonin.

E treta, qëllimi i KQZ sipas Kushtetutës është që të mundësojë të drejtën e votës, jo ta bllokojë atë. Duke e bllokuar, ata kanë ndërhyrë në të drejtat kushtetuese të qytetarëve, duke u mohuar të drejtën kushtetuese mijëra banorëve.

E katërta, vota e lirë është prioriteti numër një i KQZ-së dhe jo shpikja e artificave për të mos lejuar votimin. Celibashi minimalisht duhej të kishte paralajmëruar problemin.

Në fund, gjithmonë ata që humbasin janë qytetarët, kurse Celibashi mund të gjejë justifikime të pafundme për çdo vendim antidemokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco