Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Çfarë është ‘gerrymandering’, metoda e Edi Ramës për të vjedhur Himarën

Çfarë është ‘gerrymandering’, metoda e Edi Ramës për të vjedhur Himarën

09:12, 05/08/2024
A+ Aa A-

Pas përfundimit të numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Himarë, socialisti Vangjel Tavo rezultoi fitues me diferencë të thellë përkundrejt kandidatit të opozitës Petro Gjikuria.

Gjithsesi, Tavo humbi me diferencë të madhe votat në qytezën e Himarës dhe në shumicën e fshatrave të saj, ndërsa fitorja i erdhi falë votave në Horë Vranisht dhe në Lukovë.

Rezultati final është që Tavo mori 5022 vota, ndërsa Gjikuria, mori 3545 vota. Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, nga të cilat, 1024 i fitoi në Horë Vranisht.

Kjo njësi administrative tradicionalisht e majtë – pjesë e luginës së lumit të Vlorës, iu bashkuan Bashkisë së Himarës pas reformës administrative të vitit 2015, duke hapur debate për deformim të hartës zgjedhore, proces që në anglisht njihet si ‘gerrymandering'.

Partia Socialiste vendosi në vitin 2015 që Bashkisë së Himarës t'i bashkojë komunën Lukovë, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Rrethit Sarandë, si dhe komunën Horë-Vranisht, e cila tradicionalisht ka qenë pjesë e Vlorës. Në kohën kur ky bashkim u krye, Horë-Vranishti dhe Himara nuk ishin ende të lidhura me një rrugë dhe lëvizja u pa si një ‘gerrimanderim’ i hartës elektorale që synonte të balanconte votat kundër të Himarës, gjë që u vu re edhe në zgjedhjet e së dielës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco