Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

Përfundon orari zyrtar i votimit, nis mbyllja e QV-ve në Himarë! Ja sa qytetarë kanë votuar

Përfundon orari zyrtar i votimit, nis mbyllja e QV-ve në Himarë! Ja sa qytetarë kanë votuar

19:15, 04/08/2024
A+ Aa A-

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët zgjedhin sot kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të opozitës, Petro Gjikuria.

Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por 6157 votuesve iu mohua kjo e drejtë pasi i kishte mbaruar afati i kartave ID, duke i skualifikuar pas një vendimi absurd nga ana e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se deri në orën 19:00, pjesëmarrja ka qenë 8333 votues nga 22108 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 37.69 %.

Në këto momente raportohet se qëndra të ndryshme votimi kanë mbyllur procesin e votimit dhe kanë filluar përgatitjen për plotësimin e e materialeve zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco