Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

‘Zgjedhjet në Himarë, farsë’/ Noka: Shqipëria regjim, Rama vendos kush voton! ‘Skapi’ amniston krimin zgjedhor

19:02, 04/08/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë një deklaratë për mediat pak minuta përpara se të mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, ku e ka quajtur një farsë që ka filluar kohë më parë dhe që po përfundon sot.

Sipas Nokës, ‘kreu i KQZ-së, Celiabashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, se kush voton dhe kush jo e vendos Edi Rama, pasi në Himarë 6157 votues iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese dhe kjo ndodh vetëm në një regjim dhe kurrë nuk ndodh në një shtet demokratik’.

Gjithashtu Noka denoncoi se në Himarë prej 3 javësh vijnë vërdallë bandat e pushtetit çdo ditë duke kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët.

‘Këtu janë të gjithë administrata, ministrat, drejtorët, duke dhënë kush tapi, kush leje dhe të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele etj. pra këtu të gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himariotëve’, theksoi Noka.

Gjithashtu numri dy i PD-së, akuzoi drejtësinë se nuk vepron ndaj shkeljeve ligjore të mazhorancës socialiste në Himarë pasi ka amnistuar krimin zgjedhore që me zhdukjen e dosjeve 184 dhe 339.

‘E gjithë kjo masakër zgjedhore e zhvilluar sot por jo e nisur sot, ka ndodhur sepse në Shqipëri, krimet zgjedhore janë të amnistuara sepse ‘Skapi’ i partisë ka vendosur amnistimin e krimit zgjedhor që me zhdukjen e dosjen 184 dhe 339, ndaj edhe Edi Rama dhe hordhitë e tij sot ishin angazhuar për krim të madh zgjedhore në Himarë’, u shpreh Noka.

Një tjetër pikë ku u ndal Noka, ishte dhe përgënjeshtrimi  i pretendimit të kreut të KQZ-së, Ilirian Celibashi, i cili fajin për mosvotimin e 6157 votuesve të Himarës ja lë partive politike.

‘Është e gjitha sajesë dhe gënjeshtër. Personalisht unë kam kontaktuar disa herë më kreun e KQZ-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kontaktuar, përfaqësuesi ynë Ivi Kaso në KQZ ka kontaktuar dhe zoti Celibashi, mes të vërtetës dhe mashtrimit për shkak se frikë Edi Ramën, zgjodhi mashtrimin’.

Noka: Shqiptarët kanë parë një farsë, një farsë që ka filluar kohë më parë dhe që po përfundon sot. Vetë kreu i KQZ-së, Celiabashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri, se kush voton dhe kush jo e vendos Edi Rama. Në Himarë 6157 votues iu mohua e drejta e votës, një e drejtë kushtetuese dhe kjo ndodh vetëm në një regjim dhe kurrë nuk ndodh në një shtet demokratik.

6157 votues do të ishin ata që do të vendosnin jo në Himarë por edhe një qytet të madh fatin e një procesi. Që këtu Edi Rama e ka përcaktuar gjithçka, këtu ka të paktën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë në territor duke kërcënuar dhe shantazhuar. Këtu janë të gjithë administrata, ministrat, drejtorët, duke dhënë kush tapi, kush leje dhe të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele etj. pra këtu të gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himariotëve.

Në Himarë, në disa zona flitet që vota ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren dhe në përfundim të procesit do të mblidhen faktet dhe provat.

E gjithë kjo masakër zgjedhore e zhvilluar sot por jo e nisur sot, ka ndodhur sepse në Shqipëri, krimet zgjedhore janë të amnistuara sepse ‘Skapi’ i partisë ka vendosur amnistimin e krimit zgjedhor që me zhdukjen e dosjen 184 dhe 339, ndaj edhe Edi Rama dhe hordhitë e tij sot ishin angazhuar për krim të madh zgjedhore në Himarë.

Ky proces nisi me mohimin e të drejtës së votës të 6157 votuesve, me terrorin që kanë ndier himariotët në shpinë gjatë kësaj periudhe. Ju e shikoni në çdo Q.V. që horra të rilindjes duke shantazhuar dhe kërcënuar dhe nga ana tjetër drejtorë që rrinë nëpër kafene që shpërndajnë tapi dhe leje për fushatë dhe nëpër zona ke banditë që shpërndajnë para, ministra këtu e gjithë qeveria.

Çfarë është ky, proces i rregullt zgjedhor? Ky është krim elektoral që në një vend që do të kishte drejtësi të pavarur dhe jo ‘Skap’ Duman, do të kishte drejtësi dhe nuk do të kishte guxim kush të bënte këto gjëra.

Jam këtu edhe për të përgënjeshtruar kreun e KQZ-së, që fajin për këtë mos votim të 6157 votuesve të Himarës ja lë partive politike. Është e gjitha sajesë dhe gënjeshtër. Personalisht unë kam kontaktuar disa herë më kreun e KQZ-së, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kontaktuar, përfaqësuesi ynë Ivi Kaso në KQZ ka kontaktuar dhe zoti Celibashi, mes të vërtetës dhe mashtrimit për shkak se ka frikë Edi Ramën, zgjodhi mashtrimin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco