Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

VIDEO-FOTO/ Nipi i Vangjel Tavos, bashkë me kushëririn e Jorgo Goros, terrorizojnë votuesit në Himarë

17:38, 04/08/2024
A+ Aa A-

Nipi i Vangjel Tavos, Harallamb Tavo është duke terrorizuar votuesit në Himarë, për të votuar për kandidatin socialist në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të diel për kryetar bashkie.

Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, qytetarët theksojnë se Harallamb Tavo është një person me rrezikshmëri të lartë dhe gjatë gjithë ditës së sotme ka kërcënuar votuesit nëpër qëndrat e votimit, duke përdorur edhe persona të tjerë, si Mondi Goro, kushëriri i ish-kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Jorgo Goro.

Nga pamjet dallohet se si Mondi Goro, në mënyrë të jashtëligjshme qëndron brenda Qendrave të Votimit, duke kontrolluar votuesit, si dhe kërcënon vëzhguesit e opozitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco