Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

Mbi 6000 votues të përjashtuar/ Vukaj thirrje KQZ-së: E drejta e votës, e drejtë kushtetuese! T’i jepet mundësia sot

Mbi 6000 votues të përjashtuar/ Vukaj thirrje KQZ-së: E drejta e votës, e drejtë kushtetuese! T’i jepet mundësia sot

16:45, 04/08/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj i ka bërë thirrje KQZ-së që t’i japë mundësinë mbi 6000 zgjedhësve të ushtrojnë të drejtën e votës brenda ditës së sotme, si një e drejte kushtetuese e patjetërsueshme.

Në reagimin e saj, Vukaj ka theksuar se ‘dokumenti i Identifikimin me afat të përfunduar është një karton formal që nuk pamundëson mos identifikimin nga pajisja e identifikimit elektronik pasi rregjistrimi dhe identifikimi i shtetasve është në sistem dhe i konsoliduar’.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, KQZ në mënyrë antikushtetuese ka vendosur që mbi 6000 votues të cilëve u kishte mbaruar data e karta ID, nuk janë lejuar të votojnë në zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar të Bashkisë Himarë, një standard tjetër nga ai i ndjekur në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku qytetarëve të cilëve u kishte skaduar karta ID, u lejuan të ushtrojnë të drejtën e votës.

Reagim i plotë i anëtares së Komisionit Rregullator, Helga Vukaj:

Ne cilesinë e Anetarit te Komisionit Rregullator - organ i cili ka për detyre normimin e proçesit me qellim realizimin dhe përmbushjen e proçeseve zgjedhore te lira te ndershme e demokrarike

I bej thirrje Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve si organ ekzekutues, ti drejtohet edhe tani Ministrit te Brendshem te nisi proçesin formal ku ti jepet mundesia më shumë se 6000 zgjedhesve te ushtrojnë të drejten e votes brenda dites se sotme - si një e drejte kushtetuese e patjetersueshme pasi Kushtetuta Prevalon mbi Kodin Zgjedhor!

Dokumenti i Identifikimin me afat te perfunduar eshte një karton formal qe nuk pamundeson mos identifikimin nga pajisja e identifikimit elektronik pasi rregjistrimi dhe identifikimi i shtetasve eshte në sistem dhe i konsoliduar.

Qasja ndaj identifikimit te shtetasve do te ishte problem dhe do i pamundesonte ushtrimin e te drejtes për te zgjedhur kur dokumenti i identifikimit nuk do te ishte i lexueshëm apo edhe kur prezenca e tij do te ishte falco, i demtuar apo i humbur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco