Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

Zgjedhjet në Himarë/ Ja sa votues kanë marrë pjesë deri në orën 16:00

Zgjedhjet në Himarë/ Ja sa votues kanë marrë pjesë deri në orën 16:00

16:27, 04/08/2024
A+ Aa A-

Prej orës 07:00 të ditës së sotme, Himara voton kryetarin e ri të baskisë dhe ky proces do të vijojë deri në orën 19:00.

Janë 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur dy kandidatëve në këtë garë, Vangjel Tavo i PS dhe kandidati i opozitës, Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën  “Bashkë Fitojmë’.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 16:00 janë 6912 votues që kanë ushtruar të drejtën e votës, ose 30.44 % e votuesve në total. 

Vihet re një trend në rritje me 2 % të pjesëmarrjes në krahasim me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023.

Procesi i votimit ka vijuar me probleme pasi rreth 6 mijë qytetarë nuk janë lejuar të votojnë pasi u kishte skaduar karta e identitetit.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Janë raportuar vetëm 2 incidente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco