Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

Vokshi: Spitali i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve, janë 6.6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit

12:03, 04/08/2024
A+ Aa A-

“Ka më shumë se 4 muaj që spitali rajonal i Fierit ‘Memorial’ (që nga muaji Mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime. Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi”, denoncoi sot në një deklaratë për shtyp, deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve. Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që në flasim, informohemi që janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë”.

“Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët por edhe stafin e spitalit”.

DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI:

Shëndetësia falas, është dështimi më i madh i Edi Ramës, që prej kohësh është shndërruar në vuajtje falas për pacientët e familjarët e tyre.

Kemi denoncuar prej vitesh, çdo muaj, çdo ditë, zhbërjen dhe shkatërrimin e çdo shtylle të shëndetësisë. Kemi denoncuar vjedhjet dhe abuzimet, nëpërmjet prokurimeve e koncesioneve abuzive. Kemi denoncuar përgjegjësit me emër e mbiemër duke filluar që nga Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirlliu, zëvendësministra, drejtues të QSUT etj.

Ditët e fundit kemi denoncuar skandalin me mungesën e medikamenteve, kurave, terapive, shtretërve, poltronave te spitali onkologjik pranë QSUT, manipulimin e sistemit të farmacive për të lejuar qarkullimin në farmaci të ndryshme të pavijoneve të ndryshme të QSUT edhe të medikamenteve të skaduara.

Siç e shikoni të dashur qytetarë, janë të babëzitur, nuk kursejnë askënd! As burra, as gra, madje as fëmijë!

Sot do ju bëjmë publik një tjetër skandal.

Nga informacionet që kanë mbërritur pranë PD ditët e fundit, informohemi se ka një tjetër problem në spitalin rajonal të Fierit.

E mbani mend të gjithë se si Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të 2021, u investua vetë për promovimin e ndërtimit të këtij spitali, u ndërtua në kohë rekord, një spital elektoral, për ta përdorur posaçërisht për zgjedhjet e 2021.

Rama – Manastirlliu në atë kohë premtuan një qendër ekselence, shembull të sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ata premtuan që ky spital do shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri.

Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës. Sepse spitali rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtje të pacientëve të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde  minimale.

Nga informacionet qe kanë ardhura pranë PD, ka më shumë se 4 muaj që spitali (që nga muaji Mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime. Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi.

Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve.

Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që në flasim, informohemi që janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë.

Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët por edhe stafin e spitalit.

Si çdo gjë tjetër elektorale, edhe spitali elektoral është një dështim!

I kërkojmë Ministres së Shëndetësisë të marrë masa urgjente të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Jeta e çdo pacienti shqiptar është më e shtrenjtë se çdo kosto që mund të ketë.

Reagoni, protestoni të dashur qytetarë.

Protestoni për të mbrojtur shëndetin tuaj, për të mbrojtur jetën tuaj e të familjeve tuaja.

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco