Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

Kartat e skaduara/ Gjokutaj:  Këto zgjedhje janë vazhdim i procesit zgjedhor kur kandidat ishte Beleri dhe kjo kategori ka votuar!

Kartat e skaduara/ Gjokutaj: Këto zgjedhje janë vazhdim i procesit zgjedhor kur kandidat ishte Beleri dhe kjo kategori ka votuar!

11:27, 04/08/2024
A+ Aa A-

Avokati Genci Gjokutaj, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook mbi ecurinë e zgjedhjeve për kryetarë bashkie në Himarë. 

Ai u shpreh se në këto zgjedhje janë konstatuar shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor dhe standartet e transparencës.

Në postim ai u shpreh se një numër i lartë votuesisht nuk janë lejuar të votojnë me pretekstin se karta ID është e skaduar.

Gjokutaj tha se media nuk po lejohet të futet brënda dhe votimet po bëhen me dyer të mbyllura.

POSTIMI:

Në Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës konstatohen shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor dhe standardet e transparencës:

- Janë transferuar 310 persona jo banues të Bashkisë Himarë në kundërshtim me Ligjin!

- Nuk janë lejuar rreth 200 votues deri tani me pretekstin se kartave ID të tyre u ka kakuar afati i perdorimit! Ky është një tjeter skandal pasi historikisht kësaj kategorie votuesish nuk ju është ndaluar e drejta e votimit! Këto zgjedhje janë vazhdim i procesit zgjedhor kur kandidat ishte z. Beleri dhe kjo kategori ka votuar!

- Votimi nëpër Qendrat e Votimit kryhet me dyer të mbyllura dhe nuk lejohet Media të futet brënda tyre në funksion të transmetimit transparent të procesit zgjedhor!
Sa më sipër Komisioneri për Zgjedhjet dhe KQZ duhet të ndërhyjnë urgjent për normalizimin dhe rivendosjen e ligjit të shkelur në këtë proces votimi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco