Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, thirren dëshmitarët

VIDEO/ Opozita e ka adresuar problemin e kartave por nuk është marrë parasysh

VIDEO/ Opozita e ka adresuar problemin e kartave por nuk është marrë parasysh

11:30, 04/08/2024
A+ Aa A-

Një problem shumë i madh me të cilin po përballën himarjotët që duan të votojnë është skadimi i kartave të identitetit. Herën e kaluar kur u votuar ishte i lejuar votimi me këto karta.

Ndërsa tani siç duket ushtarët e Ramës kanë menduar të zvogëlojnë numrin e votave të opozitës duke mos i lejuar të votojnë edhe pse në çdo qendër votimi ka identifikues elektronik për zgjedhësit.

Për këtë problem kanë reaguar edhe përfaqësues të opozitës në KQZ. Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga institucioni që administron zgjedhjet. Aty është denoncuar edhe fryrja e listave me të sjellë nga zona të tjera për të votuar në Himarë dhe që më siguri të plotë janë votues të rilindjes.

Denoncimi dhe kërkesa është bërë publike nga e Anetari i Komisionit Rregullator Muharem Çakaj në mbledhjen publike të Komisionit Rregullator të KQZ të datës 29 Korrik 2024.

Ne videon mëposhtë të mbledhjes së komisonit rregullator, del qartë qëndrimi për kartat e skaduara - Pas miin 17.50...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco