Skadimi i ID/ Manjani: Vjet u lejuan, përse sot jo?! Ndalimi i votimit, shkelja më e rëndë që mund t’i bëhet zgjedhjeve

Skadimi i ID/ Manjani: Vjet u lejuan, përse sot jo?! Ndalimi i votimit, shkelja më e rëndë që mund t’i bëhet zgjedhjeve

10:29, 04/08/2024
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani ngre dyshime mbi procesin zgjedhor në Himarë që po mbahet ditën e sotme për kryetar bashkie. Problematika e skadimit të kartave të identitetit, për Manjanin është një proces i konstatuar edhe te zgjedhjet e vitit të shkuar, por me një ndryshim të vogël, atëherë u njohën nga institucionet ndërsa sot jo.

 

Postimi

Edhe njëherë, votimet e sotme në Himarë janë vijim i proçesit zgjedhor të vitit të shkuar. Ndaj rregullat e votimit të atij procesi vlejnë dhe sot.

Pra nëse vjet u vendos të lejohet votimi me karta të skaduara, përse jo sot?!!

Është i njëjti proçes!

Shto këtu që numri i votuesve është i konsiderueshëm dhe ndalimi masiv i ushtrimit të të drejtës së votës është shkelja më e rëndë që mund ti bëhet zgjedhjeve.

Dhe të mos harrojmë e drejta e votës është e drejtë kushtetuese. Mbajtja e kartës tej afatit është çështje administrative. Është apo jo Kushtetuta mbi çdo ligj tjetër?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco